E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin sugjeron se Rusia mund të ndalojë furnizimin me gaz të tregjeve evropiane

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi të mërkurën se Rusia mund të ndalojë furnizimin me gaz të tregjeve evropiane tani dhe të kalojë në tregje më premtuese.

Komisioni Evropian do të paraqesë një propozim ligjor për të ndaluar përgjithmonë importet e naftës ruse më 15 prill, tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë, sipas zyrtarëve të BE-së.

“Dhe tani tregje të tjera po hapen. Dhe ndoshta do të ishte më fitimprurëse për ne të ndalonim furnizimin e tregut evropian tani. Të kalojmë në ato tregje që po hapen dhe të vendosemi atje”,- i tha Putin gazetarit të televizionit shtetëror rus Pavel Zarubin.

“Por ky nuk është një vendim, është, në këtë rast, ajo që quhet të menduarit me zë të lartë. Unë patjetër do ta udhëzoj qeverinë të punojë për këtë çështje së bashku me kompanitë tona.” Putin përsëriti se Rusia ka qenë gjithmonë një furnizuese e besueshme e energjisë dhe do të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë me ata partnerë që janë vetë të besueshëm, siç janë Sllovakia dhe Hungaria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›