Putini i përgjigjet operacionit të Ukrainës, sulm masiv me raketa në Kiev, raportohet për viktima (VIDEO)

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit me raketa balistike dhe dronë gjatë natës, vetëm 24 orë pasi Putin kërcënoi të kundërpërgjigjej ndaj operacionit “Rrjeta e Merimangës” të Ukrainës që synoi avionët luftarakë rusë në aeroporte.
Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, numri i të vdekurve deri më tani në Kiev është të paktën 4 persona.
20 të tjerë janë të plagosur, 16 prej të cilëve janë shtruar në spital.
????????BREAKING NEWS: Kyiv Ukraine is currently under heavy bombardment as powerful explosions hit their capital. Russia is attacking full force. pic.twitter.com/LaApSgLNCK
— Dom Lucre | Breaker of Narratives (@dom_lucre) June 6, 2025
Rusia gjithashtu sulmoi qytetin e Lutskut me 15 dronë dhe 6 raketa, sipas kryetarit të bashkisë, duke njoftuar plagosjen e 5 personave dhe shkatërrimin e ndërtesave dhe makinave.
Zjarre të shkaktuara nga rënia e mbeturinave dhe sulmet me dronë u raportuan në ndërtesa në të gjithë Kievin, ndërsa Ukraina u përpoq të zmbrapste ofensivën ruse, sipas kreut të komandës ushtarake të qytetit të Kievit, Timur Tkachenko.
Tkachenko akuzoi Rusinë për goditjen e zonave të banimit, duke thënë se një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Solomiansky të Kievit u dëmtua. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi gjithashtu për zjarre në lagjet Kholosivskyi dhe Narnytskyi të kryeqytetit ukrainas.
⚡️Fires reported following Russia’s drone attack on Kyiv.
Multiple fires broke out across Kyiv overnight after Russia launched a drone attack on the capital overnight on June 6.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) June 5, 2025
Njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase janë vënë në gatishmëri në lagjen Obolon të Kievit, tha Klitschko në Telegram herët të premten në mëngjes sipas orës lokale.
“Sulmi ndaj kryeqytetit vazhdon. Qëndroni në strehimore!” tha kryetari i bashkisë./vizionplus.tv