E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pyetja provokative nga gazetari serb/ Sylvinho pyetet për ‘shqiponjën’ e Manajt: Sporti bashkon

“Sporti bashkon, në 24 orë këtu, u ndjemë shumë mirë” kështu iu përgjigj trajneri i kombëtares, Sylvinho pyetjes provokative të gazetarit serb në Leskovac, lidhur me shqiponjën e Manajt pas golit

“Nuk e pash por nëse ai mori karton të verdhë, sigurisht ka bërë dicka. Ai është lojtar shumë i mirë me eksperiencë. Sot ka shënuar golin e 10 me Shqipërinë.

Ne patën një respekt të madh në fushë, tek e fundit ky është futbolli. Jam i lumtur, nga dje sot ikim asnjë problem.

Ashtu sikundër kur erdhi Serbia në Shqipëri. Futbolli duhet të japë mesazhe të paqes. Ne jemi këtu prej 24 orësh nuk kemi patur asnjë problem, nuk prisja dicka tjetër.” u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›