E Martë, 3 Nëntor 2026

QKB kujton bizneset: Dorëzoni pasqyrat financiare deri në 31 korrik

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bëri thirrje subjekteve tregtare të depozitojnë në kohë pasqyrat financiare për vitin 2024.

QKB bën të ditur se afati i fundit është 31 korriku dhe se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Sipas QKB-së, aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit./a.gj/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›