E Martë, 3 Nëntor 2026

QSUT, fluks operacionesh në sy, Prof.Mema: Në total kryhen rreth 3 mijë në vit

Patologjitë e syrit janë rritur bashkë me rritjen e sëmundshmërive. Në qendrën spitalore universitare Nënë Teresa, okulistika ka një intensitet shërbimesh të ngjeshur si në ambulator ashtu edhe në sallat kirurgjikale. Shefja e këtij shërbimi tregon për RTSH se çdo ditë kryhen rreth 20- 30 ndërhyrje të profileve të ndryshme

Shefe e shërbimit të okulistikës QSUT, Vilma Mema u shpreh për RTSH , se kërkesat janë të ndryshme dhe gjithmonë në rritje.  Fati është që shërbimin i okulistikës ka mjek në moshë të gjithë të re që janë specializuar jashtë dhe nën/specialitetet e veta. Rezultati është mjaft i mirë sepse mjekët janë gjithnjë me kërkesa  të vazhdueshme në shërbimin e tyre. Në total numri i operacioneve mund të shkoj 2 mijë deri në 3 mijë në vit. Ky është shërbim është një evidencë të plot të ndërhyrjeve kirurgjikale që shkojnë 20-30 në ditë.

Anomalitë e syrit në QSUT kanë të gjitha mundësitë për t’u trajtuar me një infratrukturë aparaturash të standartizuar me atë vendeve të BE si dhe nga një staf mjekësh të specializuar jashtë vendit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›