E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën “Ndre Mjeda”.

Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi në flagrancë të riun.

Sipas policisë, atij iu gjet një pistoletë e mbushur me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, krehrat dhe 14 fishekë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›