E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fokusi”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të një automjeti në urën e Babrroit, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 ndaluan mjetin me drejtues shtetasin F. B., 27 vjeç, dhe pasagjer E. M., 31 vjeç. Në pjesën e pasagjerit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se mbahej nga E. M.

Në përfundim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M. për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ndërsa drejtuesi i automjetit, F. B., u procedua penalisht për “Moskallëzim krimi”.

Policia sekuestroi armën e zjarrit me municion, automjetin dhe 2 celularë si prova materiale. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›