E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 25-vjeçari në Vlorë, i gjenden në banesë maskë plastike e municion luftarak

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Vlorë ndaluan për kontroll një automjet tip “Benz” në fshatin Babicë e Madhe ku drejtues ishte F.H., 25 vjeç dhe pasagjer D.A., 25 vjeç.

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me 5 fishekë ndërsa në banesën e F.H. u sekuestruan 20 fishekë luftarakë, lëndë narkotike cannabis sativa, një maskë plastike si dhe 4 aparate celularë dhe automjeti

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan F.H. për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit dhe për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe D.A. për moskallëzim krimi

Policia dhe Prokuroria e Vlorës vijojnë hetimet për të dy shtetasit dhe përfshirjen e tyre të mundshme në ngjarje të tjera kriminale

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›