E Diel, 1 Nëntor 2026

Qazim Laçi shënon gol në Turqi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Rizesporit në superligën turke.

30-vjeçari ka shënuar gol dhe ka dhënë një asist në fitoren 4-1 përballë Samsunsporit në kampionat.

 Ky ishte goli i 5-të sezonal në kampionat për Laçin në 26 ndeshje që ka luajtur me Rizesporin në superligën turke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›