E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qëllohet me armë zjarri në Vlorë, 27-vjeçari përfundon në spital

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës, pas një konflikti të ndodhur në lagjen “24 Maji”.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:30, pas një përplasjeje mes shtetasve Toni Alimadhi 55 vjeç, dhe Kevi Lazaj 27 vjeç, ky i fundit është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve zyrtare, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›