Qëllohet për vdekje 37-vjeçari Ardian Kadiu
FUSHË-KRUJË - Një 37-vjeçar i identifikuar si Ardian Kadiu është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fushë-Krujë, në zonën pranë tregut industrial. Policia e mërritur në vendngjare deklaron se ende nuk dihen autorët e kësaj vrasje, ndërsa shton se 37-vjeçari ka qënë duke ecur në këmbë, në momentin që është qëlluar. Menjëherë pas të shtënave, Kadiu është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, ku ka humbur edhe jetën prej plagëve të rënda që kishte marrë. Policia e Fushë-Krujës, ndërkaq ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Policia ende nuk ka identifikuar personin apo personat që kanë qëlluar për vdekje. Ndërsa mjekët kanë bërë të ditur se, Kadiu ka mbërritur me vonesë në spital dhe ndërhyrja kirurgjikale nuk e ka ndihmuar atë që të shpëtonte. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, që ndodhi në afërsi të tregut industrial të Fushë Krujës.
4 Dhjetor 2010