E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qëlloi me armë dhe kanosi fqinjin-Policia parandalon krimin në Shkodër, arrestohet 56-vjeçari bashkë me djalin

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Trush në Shkodër, ku është vendosur në pranga një 56-vjeçar dhe djali i tij, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit, të cilët kanë qëlluar me armë në ajër për të kanosur fqinjin e tyre.

Në aksionin e policisë, janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte, që i kishin me leje, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thekson në njoftimin e saj policia.   

Policia shpjegon më tej se si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›