E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi me armë zjarri në ajër/ Tiranë, vihet në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Ali Demit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i arrestuari dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa lëvizte me automjetin e tij në zonën e Ali Demit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, si dhe vetë automjetin e përdorur në ngjarje.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›