Qendra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë, më tepër kujdes dhe mundësi

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Qendra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë është kthyer në një strehë që siguron edukim, kujdes dhe mundësi për t’u zhvilluar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga përditshmëria në këtë qendër ku fëmijët mësojnë, luajnë, krijojnë dhe ushqejnë talentet e tyre.
Qendra është e pajisur me klasa, kopsht, terrene sportive, punishte qeramike dhe laboratorë fotografie, si dhe ofron mundësi për të mësuar zanate si parukeria.
“Një hapësirë që në çdo qoshe i rrit këta fëmijë me besimin se mund t’ia dalin”, vlerësoi kryeministri Rama.
Qendra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë synon të krijojë një mjedis ku çdo fëmijë të ketë mundësi të shprehë veten, të zhvillojë aftësitë dhe të ndërtojë vetëbesimin.
/m.m/j.p/r.e/