Qendra të reja pritëse për emigrantët, do strehohen ata që përdorin Shqipërinë si tranzit drejt vendeve të BE

Emigrantët ilegalë që vijnë nga vende si Afganistani, Pakistani, Irani apo Siria dhe përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian do të strehohen në 20 qendra të reja pritëse.
Shqipëria po planifikon ndërtimin e ambienteve të reja të akomodimit në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtetër.
Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje dhe mbulim më të gjerë në pikat kufitare dhe zonat me fluks me të madh të emigrantëve të paligjshëm.
Ky plan i qeverisë parashikohet të përmbushet në periudhat 2026-2028 ndërsa Kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize.