E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra verore shëndetësore, mjekët në Pogradec: Janë në shërbim 24 orë për pushuesit

Prej disa vitesh, në qytetin e Pogradecit funksionojnë qendrat verore shëndetësore me shërbim 24 orë, të dedikuara për të përmbushur nevojat emergjente të pushuesve gjatë sezonit turistik.

Drejtoresha e njësisë vendodre të shëndetit Pogradec, Elona Katiraj, thekson se shifrat e vitit të kaluar dëshmojnë qartë për rëndësinë e këtyre qendrave.

Shërbimi ofrohet përgjatë gjithë vijës liqenore, nga Lini deri në Tushemisht, me ekipe mjekësh dhe infermierësh të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas dhe të huaj.

“Pogradeci është i vetmi qytet në juglindje që ofron një qendër verore shëndetësore me shërbim 24 orë për turistët dhe pushuesit. Ky është një investim i rëndësishëm për sigurinë shëndetësore gjatë sezonit të verës. Rastet që kërkojnë trajtim më të specializuar referohen në Spitalin Rajonal të Pogradecit”, thotë Katiraj.

Pogradeci, për shkak të klimës së tij të favorshme dhe bukurive natyrore, frekuentohet veçanërisht nga persona që kanë probleme shëndetësore, të cilët e vlerësojnë praninë e qendrave të tilla si një domosdoshmëri./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›