Qeparo, shembet hoteli pa leje/ Objekti 6 katesh buze detit “fundos” IMT

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit mesditën e të hënës shembi këtë karabina me konstruksion beton arme ndërtuar pa leje dhe destinuar për hotel në Qeparo.
IKMT përmes një njoftimi për shtyp thotë se subjekti me pretendimi se kishte ndërtuar prej kohësh një objekt 1-kat me 1 kat nëntokë për të cilin kishte aplikuar për leje legalizimi pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të kateve të tjera.
Kjo është lejuar nga tre persona të Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Himarës të cilët policia i ka shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për kryenispektorin Dorjan Hoxha 46 vjeç me banim në Tiranë dhe dy inspektorët Andi Hoxha 42 vjeç po banor I kryeqytetit dhe Mateo Koshi 31 vjeç me banim në Gjirokastër.
Të tre këta punonjës monitoronin zonën ku po ngrihej ky objekt I destinuar për hotel dhe lejuan vijimin e punimeve. Policia thotë se po punohet për kapjen e tyre dhe individualizimin e përgjegjësisë penale.
Objekti pa leje po ndërtohej nga Lulzim Bujari nga Tirana. 39 vjeçari u arrestua nga policia në flagrancë gjatë kontrolleve në terren me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Ndërkohë bashkë me tre punonjësit e shpallur në kërkim dhe tre punonjës të tjerë të Inspektoriatit Ndërtimor janë shkarkuar nga detyra. Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo vendosi të shkrijë këtë drejtori pasi mësoi për lejimin e ndertimin e gjashtë katëshit pa leje dhe dërgoi dosjen në Prokurori. Organi i akuzës ka nisur hetimet ndërsa Inspektoriati Ndërtimor në Bashkinë e Himarës pritet të ristrukturohet ditët në vijim./abcnews.al