E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ankand sekret bonosh 10 mln euro

TIRANE- Mungojne fondet qeveria perdor masa emergjente. Ne kushtet kur te ardhurat jane gati te pandryshuara me faktin e vjetshem dhe madje me te ulta se parashikimi per nje vit me pare viti financiar parashikohet te mbyllet me nje borxh emergjence qe do te merret nga bankat e nivelit te dyte ne vend pa dale ne tregjet e huaja por duke marre direkt valute per te perballuar shpenzime per interesa apo kredi qe jane marre apo paguhen ne monedhen evropiane.

Sipas burimeve nga ministria e Financave Banka qendrore nuk do te lejohet te hyje ne kete financim pasi edhe me ligj ajo ndalohet te financoje Ekzekutivin per nje periudhe me te gjate se gjashte muaj. Ne fakt ky institucion e ka shkelur me se nje here kete kerkese por kjo eshte nje ceshtje tjeter. BSH qeveria e ka perdorur me se nje here ne menyra te ndryshme per te financuar gropat e buxhetit sic ishte rasti i blerjes me detyrim te Hotel Dajtit nderkohe qe BSH kishte shume probleme te tjera me te rendesishme per te zgjidhur.

Ndryshe nga heret e tjera bonot do te jene me afat 12-mujor. Kjo eshte hera e trete qe qeveria shqiptare del ne treg me bono ne euro nderkohe qe me leke ankandet e letrave me vlere organizohen dy-tri here ne muaj. Ankandi i pare eshte zhvilluar me 28 qershor te vitit te kaluar dhe interesi ne shkalle vjetore i 25 milione euro bonove ka qene 6.05 per qind. Por ky interes eshte rritur kete vit kur ministria e Financave ka dale per here te dyte me shitjen e 20 milione euro bonove te tille. Keto u pranuan nga tregu me interesin e rritur ne nivelin 6.39 per qind. Rritja e interesit ishte ne masen afro gjashte per qind.
Ende nuk dihet se sa do te jete interesi i bonove te fundvitit por veshtiresite e tregjeve nderkombetare imponojne nje kujdes me te madh per bleresit e letrave me vlere te vendeve si Shqiperia pavaresisht se pas tyre eshte nje shtet. Sipas agjencive kryesore te vleresimit te aftesive financiare te vendeve te botes Shqiperia hyn ne vendet me risk te larte per te investuar. Kjo nuk do te thote automatikisht qe nuk do te bleje njeri bono por cmimi i tyre eshte me i larte per vendet qe konsiderohen me rrezik.

Deri tani drejtuesit e Financave publike kishin deklaruar se nuk do te merrnin me borxhe ne perpjekje per te ulur nivelin e borxhit publik ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto si dhe te deficitit buxhetor. Ky i fundit sipas statistikave te sapopublikuara per 11 muajt e vitit 2011 ka tendence te rritet vazhdimisht me te ardhurat qe rriten 0.7 krahasuar me vjet ne nje kohe qe shpenzimet buxhetore jane rritur me 35 per qind. Deficiti si 11-mujor eshte 60 per qind me i larte se ai i nje viti me pare ne te njejten periudhe.

Absurde duket ne kete mes deklarata e bere nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise sipas te cilit ngushtimi i deficitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nen 60 per qind dhe ngushtimi drastik i deficitit buxhetor jane dy kushtet te cilat do te parandalojne ne te ardhmen kriza te tilla.
Por lidhur me kufirin e 60 perqindeshit dyshime te reja kane lindur pikerisht dje pas miratimit te nje akti normativ i cili e rrit nivelin e borxhit edhe me 4.5 miliarde leke te tjera duke e cuar 8 miliarde leke mbi 60 perqindeshin shifren e borxhit ne raport me PBB-ne.

Kufiri per rritjen vjetore te totalit ekzistues te borxhit te shtetit dhe atij te garantuar te shtetit ne dobi te paleve te treta perfituese per vitin 2011 eshte 84.690 milione leke thuhet ne dokument. Ne ligjin per buxhetin e shtetit shifra ishte 79.288 milione leke. Diferenca eshte 4.5 miliarde leke te reja. Kjo eshte e barabarte me shifren qe Ekzekutivi ka vendosur dje te lejoje KESH-in te marre borxh me nje VKM tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›