E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%, përfitojnë 767 mijë qytetarë

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në masën 8.6%. Nga ky vendim do të përfitojnë 767 mijë qytetarë.

Nga data 1 tetor përfituesit e të gjitha kategorive të pensioneve do të përfitojnë 8.6% më shumë seç merrnin.

Indeksimi vjen si nevojë e përballimit të shportës ushqimore nga pensionistët, referuar rritjen që çmimet kanë pësuar.

Gjithashtu, qeveria ka nënvizuar se ky nuk do të jetë e vetmja masë për t’iu ardhur në ndihmë pensionistëve. Ata do të mund të përfitojnë edhe nga shpërblimi i fundvitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›