E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës për çmimin e naftës

Qeveria ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës, një mekanizëm i cili do të mbetet në fuqi deri në përfundim të nevojës për kontrollin e çmimeve të karburanteve.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Morëm një vendim që e kishim diskutuar për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve”.

Ajo tha se qëllimi kryesor i ngritjes së Bordit lidhet me përdorimin e reduktimit të akcizës.

“Qëllimi i vendimit për ngritjen e Bordit është më së shumti për përdorimin e reduktimit të akcizës”, deklaroi Delina Ibrahimaj.

“Deri në përfundim të nevojës tonë, do të jetë në fuqi bordi i transparencës. Qëllimi i ringritjes së bordit është më së shumti që të aktivizohet ulja e akcizës”, deklaroi Ibrahimaj, duke theksuar se ky vendim synon të garantojë stabilitet në tregun e naftës dhe mbrojtje për konsumatorët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›