E Martë, 3 Nëntor 2026

Qeveria shkarkon nga detyra kryetarin e qendrёs kombёtare tё kinematografisё, Eol Çashku

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të qendrёs kombёtare tё kinematografisё, Eol Çashku.

“V E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›