E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria tkurr borxhin e bashkive- Paqja Fiskale dhe transfertat, pritet të përmirësojnë situatën

Viti 2026 parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i situatës së detyrimeve të prapambetura të bashkive në vend.

Sipas Agron Haxhimalit, drejtor i Institutit të Bashkive, kjo do të krijojë më shumë hapësira për drejtuesit vendorë për investime.

“E para, referohemi rritjes së buxhetit të transfertës së pakushtëzuar, që është më e lartë se vitet e kaluara. Nga ana tjetër, qeveria ka deklaruar se rreth 1.2 miliardë lekë do të jenë në buxhetin e bashkive për vitin 2026, për të shlyer një pjesë të borxhit të tyre”, tha Haxhimali.

Haxhimalit shprehet se nisma për Paqen Fiskale do të sjellë përfitime edhe për njësitë e qeverisjes vendore.

“Duket se paqja fiskale përfshin të gjithë aktorët që lidhen me doganat apo me detyrimet tatimore. Personalisht jam pak skeptik sa i përket faljeve për dy arsye: e para, që duhet të jenë më transparente dhe e dyta, nuk duhet të krijojmë idenë që gjithmonë mund të falim”, nënvizoi ai.

Për Haxhimalin, këto janë disa nga masat të cilat krijojnë një situatë më të favorshme për drejtuesit lokalë.

“Qoftë buxheti, qoftë të gjitha rrethanat për të cilat po flasim janë pozitive. Ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale, sepse buxheti më i madh, pa diskutim, do të thotë të ardhura më shumë”, theksoiHaxhimali.

Deri në fund të muajit tetor, borxhi i njësive të qeverisjes vendore arrinte në vlerën e 6.6 miliardë lekëve.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›