E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ul me 5 vjet moshën e pensionit për minatorët

Këshilli Ministrave miratoi sot projektligjin për të ulur me 5 vjet moshën e pensionit për profesionin e minatorëve. Kryeministri Berisha e konsideroi vendimin përmbushjen e një premtimi elektoral të qeverisë për këtë kategori.

“Minatorëve iu premtua ulja e moshës  së pensionit me 5 vite. Edhe ky ligj shkon në parlament. Minatorët në Shqipëri nuk do të dalin 65 vjeç në pension, por 60-të.”

Kryeministri Berisha bëri të ditur gjithashtu se Ministria e Financave do të paraqesë edhe skemën për rritjen e pensionit për minatorët.

“Ministria e Financave, - u shpreh Kryeministri - ka marrë porosi dhe udhëzimin që të paraqesë skemën e rritjes së pensioneve, që minatorëve u është premtuar, sëbashku me uljen me 5 vjet të moshës së pensionit. Ne duhet të jemi realistë. Ata kanë qenë  njerëzit që kanë kontribuar në të ardhurat kombëtare më shumë dhe që kanë marrë më pak. Tani është koha që pensionet e tyre të rivlerësohen, në mënyrë që edhe ata të ndjejnë qëndrim të ri ndaj tyre.”


08/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›