Qeveria vendos: Kush e ploteson formularin A3 Luljeta Ndoka
Pranimi i studenteve ne universitete per vitin akademik 2012-2013 do te zhvillohet me dy raunde. Ky eshte vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave, i cili ka detajuar kategorite qe do ta plotesojne kete formular. Ne vendim nuk jepet ndonje date per fillimin e plotesimit te ketij formulari, por pritet qe kete ta percaktoje Ministria e Arsimit dhe e Shkences, me ane te nje udhezimi te posacem. Keshtu, shqetesimit te maturanteve nese sivjet do te kete apo jo nje formular A3, qeveria iu pergjigj pozitivisht, duke percaktuar se plotesimi i ketij formulari i perket raundit te dyte te pranimeve ne institucionet e arsimit te larte publik. "Pranimi i studenteve ne institucionet publike te arsimit te larte behet nepermjet parimit Merite - Preference dhe kryhet ne dy raunde, me dy formularet A2 dhe A3", percakton vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave. Sipas tij, shperndarja e fituesve ne programe te ndryshme studimi, te ofruara nga institucionet publike te arsimit te larte, behet ne menyre te informatizuar, duke u mbeshtetur ne rezultatet e shkolles se mesme, te Matures Shteterore (merita), si dhe te perzgjedhjes se programeve te studimit (preferenca), te bere nga vete kandidat. Raundi i pare ka perfunduar tashme me ane te aplikimit me formularin A2, i cili u zhvillua ne dy faza: Me ane te regjistrimit online si dhe dorezimit te dokumentacionit shtese prane institucioneve te arsimit te larte publik ku jane shpallur fitues. "Kuotat, qe mbeten te parealizuara per cdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte", thuhet ne vendimin e djeshem. Keshtu, ne raundin e dyte kane te drejte te marrin pjese te gjithe maturantet qe kane konkurruar ne raundin e pare me te njejten renditje preferencash te atij raundi. Nga kjo e drejte, perjashtohen fituesit ne preferencen e pare, te cilet jane regjistruar ne kete program studimi dhe maturantet te cilet nuk kane kerkuar vazhdimin e konkurrimit per preferenca me te larta gjate regjistrimit online dhe qe rezultojne te regjistruar ne programin e studimit te preferuar. Sipas vendimit te djeshem, formulari A3 perfshin programet e studimit te ofruara nga institucionet publike te arsimit te larte me kuotat respektive te shperndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Sipas vendimit te djeshem, kuotat, qe mbeten te parealizuara edhe pas regjistrimit te fituesve te shpallur nga aplikimi ne raundin e fundit, nuk rishpallen. Gjithashtu, Keshilli i Ministrave vendosi qe "Ne cdo program studimi, ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote ne vitin akademik 2012 - 2013, tre studentet e vitit te pare, me rezultatet me te larta ne plotesimin e kritereve te pranimit, perjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Kategorite qe plotesojne formularin A3:
Kandidatet qe kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, sesioni i pare, por nuk kane plotesuar formularin A2
Kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, ne sesionin e vjeshtes 2012
Kane perfunduar shkollen e mesme jashte Republikes se Shqiperise dhe u jane ekuivalentuar rezultatet e shkolles se mesme dhe provimet e Matures Shteterore
Kane plotesuar formularin A1Z ne sesionin e dyte (te vjeshtes) dhe rezultojne kalues ne provimet me zgjedhje.
Kategorite qe plotesojne formularin A3:
Kandidatet qe kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, sesioni i pare, por nuk kane plotesuar formularin A2
Kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, ne sesionin e vjeshtes 2012
Kane perfunduar shkollen e mesme jashte Republikes se Shqiperise dhe u jane ekuivalentuar rezultatet e shkolles se mesme dhe provimet e Matures Shteterore
Kane plotesuar formularin A1Z ne sesionin e dyte (te vjeshtes) dhe rezultojne kalues ne provimet me zgjedhje.