E Diel, 1 Nëntor 2026

Qose: Mbështetja britanike, mundësi reale për personat në konflikt me ligjin

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose priti sot në takim një delegacion britanik të kryesuar nga Lordi Timpson, ministër për Burgjet, Provën dhe Pakësimin e Recidivizmit.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik britanik në Tiranë, kryesuar nga Julia Sutherland, e Ngarkuara me Punë e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë takimit, Qose shprehu mirënjohjen për mbështetjen që qeveria britanike i ka dhënë sistemit penitenciar shqiptar.

“Kurset profesionale në mjediset e IEVP-ve, dhurim i qeverisë britanike, janë një mundësi reale për personat në konflikt me ligjin, duke i ndihmuar të ndërtojnë një rrugë të re pas përfundimit të dënimit”, tha ai.

Qose vlerësoi po ashtu dhurimin e radiomarrëseve për sistemin e burgjeve, mjete të cilat rrisin efikasitetin, shpejtësinë dhe sigurinë në punën e përditshme.


/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›