E Diel, 1 Nëntor 2026

Qumësht formule bebesh me toksina, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu të “Aptamil 1 Pronutra”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për bebe “Aptamil 1 Prontura” pasi përmban toksina të rrezikshme.

AKU thekson se një alarm i ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimeve të Shpejta për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, në një formulë për foshnja.

AKU bën me dije se trupat inspektuese në terren janë angazhuar menjëherë për verifikimin e situatës dhe kanë ndërmarrë masa për tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë atë në pikat e shitjes ku e kanë blerë.

Produktit i cili është tërhequr nga tregu është:

Emri: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED

Numri i artikullit: 172911

Data e skadencës: 10/11/2026

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›