E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

Aktivisti Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare debatoi në emisionin “Off the Record” në A2CNN me nënkryetarin demokrat Nikola Kedhi në lidhje me lidershipin e PD-së dhe protestën qytetare.

Qiraxhi theksoi se qytetarët në protestë nuk e duan as Ramën dhe as Berishën. Sakaq Kedhi vuri në dukje se protesta përbëhet nga grupime të ndryshme.

Duke iu drejtuar nënkryetarit demokrat, Qiraxhi u shpreh se e vjetra i ka zënë rrugën të rinjve në PD, pretendim që u hodh poshtë nga Kedhi.

Debati në studio:

Qiraxhi: Ju thoni që PD ka qenë në protestë dhe e ka mbështetur protestën.

Kedhi: Patjetër që e ka mbështetur protestën.

Qiraxhi: Ku qëndron thirrja juaj për një organizim strukturor të një partie politike tashmë? Sepse demokratët s’kanë qenë të përjashtuar nga protesta e qytetarëve. Është targetuar lidershipi i PS dhe PD. Kanë identifikuar qytetarët dy vetë që i kanë bllokuar të gjithë resurset.

Kedhi: Aty ka grupime të ndryshme.

Qiraxhi: Kështu thotë edhe Rama mo, ka ca qytetarë të mirë që s’duan dorëheqjen time.

Kedhi: Kam keqardhje që edhe sot këtu po merremi me emra. Këtu po ikën Shqipëria, ne merremi me emra!

Qiraxhi: Emrat janë përgjegjës. E vjetra ta ka zënë rrugën ty.

Kedhi: Kush ma ka zënë rrugën mua?! Kryesia e PD sot përbëhet nga 16 të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›