E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM: Inspektim në minierën e Bulqizës, për të parë relizimin e detyrave

BULQIZË- 6 përfaqësues të Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave kanë mbërritur sot në minierën e Bulqizës ku janë duke kryer një inspektim në zonën D të minierës, por edhe në ambientet e ACR. Pritet që pas këtij inspektimi RISHMI-i të dalë me një vendim.

Sipas tyre, ky inspektim po kryhet për të parë realizimin e detyrave nga kompania austriake ACR.

Pas shpërthmit të gazit në këtë minerë, ku humbi jetën një minator dhe u plagosën 8 të tjerë, RISHM-i i kërkoi ACR të kryejë investime në minierë, duke vënë sisteme të reja ajrimi në galeri.

Po për këtë shpërthim, firma koncesionarë është gjobitur me 500 mijë lekë të reja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›