E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – Irani dhe SHBA-ja bien dakord për raundin e tretë të bisedimeve bërthamore

ROMË, 19 prill /ATSH-DPA/- Pas raundit të dytë të negociatave bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në Romë, të dyja palët kanë rënë dakord për diskutime të mëtejshme.

“Ishte një seancë katër orëshe dhe negociatat po përparojnë mirë”, tha ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pas takimit me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, në Romë.

“Negociatat do të vazhdojnë të mërkurën në një nivel teknik dhe diplomatët kanë planifikuar të takohen sërish të shtunën në Oman”, tha Araghchi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›