E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – Takim i nivelit të lartë mes Von der Leyen, Vance dhe Meloni për tensionet BE-SHBA

ROMË, 18 maj /ATSH-DPA/- Një takim i nivelit të lartë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet sot në Romë, pas inaugurimit zyrtar të Papa Leone XIV.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të takohen në orën 15:30 në Palazzo Chigi, rezidencën zyrtare të Meloni në Romën qendrore, njoftoi sot zyra e saj.

Fokusi kryesor i bisedimeve do të jenë marrëdhëniet e tensionuara transatlantike.

Tensionet SHBA-BE u nxitën si rezultat i masave të gjera tarifore të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

BE ka sinjalizuar se është gati të përgjigjet me tarifa reciproke nëse negociatat dështojnë.

Krahas tregtisë, çështjet më të gjera gjeopolitike – kryesisht lufta e Rusisë kundër Ukrainës – pritet gjithashtu të jënë pjesë e diskutimeve tripalëshe.

Von der Leyen, Vance dhe Meloni ishin mes shumë personaliteteve ndërkombëtare që morën pjesë sot në Meshën e inaugurimit të Papa Leone XIV, në Vatikan.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ishte gjithashtu i pranishëm dhe u takua privatisht dje me Meloni. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›