E Hënë, 2 Nëntor 2026

RTSH 1 HD sjell ekskluzivisht serialin britanik “Before We Die”

Ekrani i RTSH 1 HD sjell për herë të parë për publikun shqiptar, ekskluzivisht, serialin britanik “Before We Die” (“Para se të vijë fundi”), një thriller emocionues i mbushur me mister, intriga dhe tension.

Historia ndjek jetën e një policeje me eksperiencë, e cila përballet me krimin e organizuar, ndërsa jeta e saj personale merr një kthesë dramatike: i biri përfshihet në një botë të rrezikshme ku zgjedhjet e vështira mund të ndryshojnë gjithçka përgjithmonë.

Seriali do të transmetohet në RTSH 1 HD, çdo të shtunë në orën 21:25, duke sjellë për publikun shqiptar një prodhim që ka fituar vlerësime të shumta nga kritika dhe që ka mbajtur miliona shikues në Europë të lidhur pas ekranit.

“Before We Die” (“Para se të vijë fundi”) është një histori plot tension, dashuri, tradhti dhe sekrete, që do të mbajë audiencën shqiptare në ankth deri në episodin e fundit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›