E Hënë, 2 Nëntor 2026

RUSI – Asnjë i mbijetuar pasi një avion ”Antonov An-24” rrëzohet në lindje të vendit

MOSKË, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Asnjë i mbijetuar pasi një aeroplan pasagjerësh, me 49 persona në bord, është rrëzuar në Rusinë lindore, thanë autoritetet.

”Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një aeroplan pasagjerësh që u zhduk të enjten në rajonin rus të Lindjes së Largët, Amur”, thanë zyrtarët lokalë.

Guvernatori i rajonit, Vasily Orlov, tha se 49 persona ishin në bordin e ”Antonov An-24”, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Avioni ishte në rrugë nga qyteti i Blagoveshchensk për në Tynda, pranë kufirit kinez, kur u zhduk nga radari pak para se të arrinte në destinacionin e tij.

An-24 është një nga avionët më të vjetër pasagjerësh që ende janë në funksion në të gjithë botën.

Sektori i aviacionit të Rusisë po përballet me sfida në rritje, pjesërisht për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore pas pushtimit të plotë të Ukrainës të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në vitin 2022./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›