E Diel, 1 Nëntor 2026

RUSI – Gjykata ndalon aktivitetet e organizatës “Memorial”, fituese e çmimit Nobel për Paqen

MOSKË, 9 prill /ATSH-DPA/ – Gjykata Supreme e Rusisë ka ndaluar aktivitetin e organizatës së të drejtave të njeriut “Memorial”, e cila ka fituar çmimin Nobel për Paqen.

Grupi u klasifikua nga gjykata si “ekstremist” dhe iu ndalua menjëherë çdo aktivitet në Rusi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

“Memorial” ka zhvilluar për gati katër dekada punë në fushën e historisë dhe të drejtave të njeriut në Rusi dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022.

Autoritetet ruse kanë ushtruar presion ndaj organizatës prej kohësh.

Në vitin 2021, strukturat e saj qendrore në Moskë u shpërbënë – pas një vendimi të diskutueshëm të gjykatës, dhe shumë nga stafi u detyruan të largohen jashtë vendit.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›