E Martë, 3 Nëntor 2026

RUSI – Peskov: Putini është i gatshëm të bisedojë me Kievin pa parakushte

MOSKE, 26 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë drejtpërdrejt me Ukrainën pa parakushte, theksoi Kremlini zyrtar.

“Gjatë bisedimeve të djeshme me të dërguarin e Trump, Witkoff, Vladimir Putin konfirmoi se pala ruse është e gatshme të rifillojë procesin e negociatave me Ukrainën pa parakushte”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

”Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dërgoi të dërguarin e tij të posaçëm, Steve Witkoff, në Rusi për bisedime për herë të katërt dhe takimi me Putinin zgjati rreth tre orë”, sipas Kremlinit.

Trump tha më pas se mund të arrihej një marrëveshje për konfliktin.

Putini ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime me Kievin, megjithëse tha se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së pari do të duhet të tërheqë dekretin që ndalon bisedime të tilla.

Pa këtë parakusht, ne mund të ktheheshim në situatën fillestare, kur ukrainasit dhe rusët negociuan drejtpërdrejt për t’i dhënë fund luftës. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›