E Hënë, 2 Nëntor 2026

RUSI – Putin: Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë në vijën e frontit në Ukrainë

MOSKË, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se mbi 700 mijë ushtarë rusë ndodhen aktualisht në vijën e frontit në Ukrainë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Putin e bëri njoftimin gjatë një takimi me drejtuesit e parlamentit në Moskë, ku tema kryesore ishte krijimi i kuotave për punësimin e veteranëve të luftës.

“Siç e shihni, janë mbi 700 mijë vetë në vijën e frontit”, citohet të ketë thënë ai.

Megjithatë, shifra e dhënë nga Putin nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ekspertët ushtarakë së fundmi kanë vlerësuar se forcat e armatosura ruse, përfshirë edhe ato jashtë Ukrainës, numërojnërreth se 1,3 milionë trupa.

Ndërkohë, forcat ukrainase llogariten në rreth 900 mijë ushtarë aktivë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka më shumë se tre vjet e gjysmë që vazhdon dhe Moska kontrollon rreth një të pestën e territorit të vendit.

As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë dhënë deri më tani shifra të sakta mbi humbjet në njerëz. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›