E Diel, 1 Nëntor 2026

Ra në kontakt me energjinë elektrike duke punuar, ky është 32-vjeçari që humbi jetën dje në Shëngjin

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së shtunës në Shëngjin, ku ka humbur jetën 32-vjeçari Zef Lorenci nga fshati Merqi i Lezhës. I riu ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po montonte skenën për zhvillimin e një koncerti në shëtitoren e qytetit bregdetar.

Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, trupi i pajetë i Zef Lorencit i është dorëzuar familjarëve, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë kontakti aksidental me rrymën elektrike gjatë punës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë nga autoritetet përkatëse.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›