E Diel, 1 Nëntor 2026

Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 24-vjeçari në Durrës

Një shtetas nga Azerbajzhani ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Avaz Yafarov 24-vjeç, elektriçist, ishte pjesë ekuipazhit në anijen “Kyebele”, me flamurin e Panamasë.

Ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarja, por fatkeqësisht i riu nuk ia doli.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.

24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›