E Martë, 3 Nëntor 2026

Ra nga çatia e kishës/ Rëndohet gjendja shëndetësore e priftit 63-vjeçar, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Rëndohet gjendja shëndetësore e Kristaq Visos, priftit 63-vjeçar i cili ra rënë aksidentalisht nga çatia e Kishës në Korçë.

Viso është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Mësohet se prifti po riparonte çatinë e kishës dhe ka rënë brenda ambienteve të kishës, pasi çatia është shembur.

Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr.14. Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›