E Hënë, 2 Nëntor 2026

Radhë automjetesh në Qafë Botë, vonesa në palën greke

Përsëri situatë dramatike në Pikën e Kakimit Kufitar të Qafë Botës, situatë kjo që krijohet nga pala greke në Pikën e Kalimit në Mavromat.

Kjo situatë vjen nga Dogana greke. Ndërsa nga pala shqiptare punohet me tre sportele në dalje dhe përpunimi i mjeteve kryhet për 5 minuta, në doganën greke përpunimi shkon deri në 1 orë.

Kjo krijon radhë pritjeje, deri edhe në tre orë, shqetësim dhe mërzitje tek udhëtarët, duke pasur parasysh edhe temperaturat e larta të korrikut.

Sipas burimeve nga pika e kufirit ditën e sotme deri tanë kanë dalë nga pala shqiptare rreth 1500 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 900 mjete./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›