Radio Tirana në vitin 1947, fotografitë e rralla nga arkivi i ATSH-së

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Në arkivin e ATSH gjenden disa fotografi të Radio Tiranës, të cilat datojnë prej vitit 1947.
Në këto fotografi, përveç mjediseve të Radio Tiranës, shfaqen edhe spikerët, teknikët, aparaturat, antenat si dhe orkestra e këngëtarë të cilët interpretonin drejtpërdrejt përpara mikrofonit të radios.
Radio Tirana u themelua në vitin 1938, gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare. Transmetimi i parë u bë në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Fotografitë e përzgjedhura nga arkivi i ATSH-së, janë shkrepur 9 vjet pas inaugurimit të këtij institucioni shumë të rëndësishëm.
Radio Tirana ishte stacioni i parë radiofonik kombëtar në Shqipëri dhe më vonë u bë pjesë e Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Në vitet e mëvonshme, Radio Tirana u bë e njohur edhe për transmetimet ndërkombëtare në disa gjuhë të huaja.
Në foto dallohen qartë, këngëtarja Behije Çela, salla e transmetimit, salla e inçizimit, orkestra e Radio Tiranës, etj.
fotoarkiv ATSH 1 nga 10/j.p/r.e/