E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama – Bashës: Si mund të dalë në debat me një buf kënete kur s’dola me ty

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sot deklaratat e kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.

“Zgjimi i Lulit”, e emërton Rama videomesazhin ku i përgjigjet me ironi Bashës.

Kryeministri thotë se ai shok ka vetëm Lulin. “Me kë mor Lul, kush është ai? Mos më thuaj që është fjala për bufin, po si ka mundësi që ke frikë ti zësh në gojë emrin mor vëlla?!”, thotë Rama.

“Pse më thua ti mua pyete ti atë, pse nuk e pyet vet, si është kjo punë, o trim me fletë, çfarë të tremb?”, shprehet Rama.

“Unë debat me “bufin”? Po si mund të dalë në debat me një buf kënete kur s’dola me ty, me ty që ma kërkove aq gjatë e m’u ngujove aq gjatë, ku ma këndoje himnin dy herë në ditë, harroje! Dhe pash Zotin thuaj ndonjë fjalë për bufin, zërja emrin me gojë të paktën se po të ftohen euroatlantikët. Jo doktori, jo shoku, jo ai! Boll i gjëmove bishtit tënd nga mbrapa, o vëlla! Të përshëndes”, përfundon Kryeministri.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›