Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, si edhe vizionin “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
“Është një ditë e rëndësishme për të folur se çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë për arsimin. Kur ne kemi nisur këtë rrugë dhe kemi pasur një sistem të arsimit profesional të degraduar dhe plotësisht të padobishëm për të rinjtë dhe të rejat, që shkonin në shkollat e arsimit profesional për të mos mbetur pa asnjë mundësi tjetër, për të mos gjetur asnjë kusht për të zhvilluar talentin dhe të merrnin zanatin e tyre.
Nuk kishte kushte minimale. Sot situata është krejt ndryshe. Nëse në fillim të këtij rrugëtimi, nxënësit që shkonin në dyert e arsimit profesional ishin nën 10%, sot është mbi 20%. Synimi ynë është që 1/3 e nxënësve të shkojnë te arsimi profesional. 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional punësohen.Ai që diplomohet në arsimin profesional nuk mbetet vetëm një zanatçi, por bën progres me profesionin e tij”, tha kreu i qeverisë.