Rama: Bora e parë në Vermosh

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Ulja e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e para të borës në Vermosh, Shkodër.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga bora e rënë në Vermosh, ku edhe po punohet për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj.
“Bora e parë në Vermosh”, shkruan Rama.
Në aksin Hani i Hotit – Vermosh ka reshje dëbore me trashësi rreth 5 cm dhe është i kalueshëm me goma dimërore.
Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1 100 metra mbi nivelin e detit. Në të dyja anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrtësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.
/k.s/a.f/