Rama: Brenda 2027-ës të çelim dhe t’i mbyllim të gjithë grupkapitujt, anëtarësimi në BE është ambicie e madhe për ne

Shqipëria ka hapur ditën e sotme në Luksemburg gurpkapitujt e dytë me Bashkimin Europian.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski( e cila mban predencën e këshuillit të KE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE, kryeminsitri Edi Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ëhstë jetike për shqiptarët.
Ai tha se Shqipëria angazhiohet që brenda vitit 2027-të të ketë hapur të gjithëgrupkapitujt dhe t’i ketë mbyllur ato.
“6 muaj më parë isha në këtë sallë pasi çelëm grupkapitujt një, tani jemi sërish bashkë për çeljen e grupkapitujve 2. Nuk mundem veçse të shpreh fjalë mirënjohëse për presidencën polake. Jemi absolutisht po kaq mirënjohës ndaj të gjitha shteteve anëtare të BE. Në një mënyrë kaq papengesa saqë duket vërtetë diçka që është habitëse për ne, duke patur parasysh nga vijmë. Falenderimet tona shkojnë dhe mpër Komisionin e BE dhe komisioneren tonë, Marta Kos. Siç e thashë më parë, dikur thyente rekorde duke çarë ujin, tani është bërë kronometri i vendeve tona, që mban kohën, ruan ritmin, dhe sigurohet që çdo lëvizje të çohet përpara. Sëbashku me komisionin dhe nën udhëheqjen e Martës kemi rënë dakord në një agjend mjaft ambicioze. Po presim me padurim që të sigurohemi që brenda 2027-ës të kemi mbyllur të gjithë grupkapitujt. Jemi këtu sot për të rikonfirmuar vullnetin tonë të plot për të arritur këtë objektiv, Jam i sigurt që të dy miqtë e mi të dashur dhe shumë prej jush këtu me kanë dëgjuar më parë, për Shqiëprinë anëtarësimi në BE është shumë më tepër se ambiecie politike. Është zgjedhje ekzistenciale jete”, tha Rama.