E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Fushatë të re anëtarësimesh dhe përgatitje për zgjedhjet e 2027-ës

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, nisjen e fushatës së re të anëtarësimeve në Partinë Socialiste, si pjesë e përgatitjes për zgjedhjet e vitit 2027.

“Në Asamblenë e ardhshme do të lançojmë edhe fushatën e re të anëtarësimeve në Partinë Socialiste, që do të jetë një, se ne e kemi bërë gjithmonë, fushata e pranverës. Sepse kur të tjerët, gjithmonë historikisht ndodh kjo, kur tjerët merren me humbjen e shkuar, ne merremi me fitoren e radhës”, tha Rama.

“Kemi zgjedhjet në 2027-ën dhe nëse gjërat do vazhdojnë kështu dhe nëse ata do të vazhdojnë të besojnë që ne do biem nga shiu, nga bora apo nga proceset e drejtësisë – rruga e të cilave është hapur prej nesh dhe garantohet prej nesh – ata le të jetojnë me këtë shpresë se në 2027-ën do të habiten kur të mbeten edhe pa ato 5-6 bashki që i kanë sot”, përfundoi Kryeministri.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›