E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Hotel Boci model suksesi i turizmit kurativ, pikë referimi për zhvillimin lokal

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Turizmi kurativ është një formë alternative e turizmit në Shqipëri e cila po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet vitet e fundit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale si një shembull suksesi të turizmit kurativ Hotel Bocin në Tregan në Elbasanit, i cili pret çdo vit qindra vizitorë.

“Në zemër të natyrës së llixhave në Tregan të Elbasanit, Hotel Boci ka kthyer pasionin për mikpritjen në një model suksesi për turizmin kurativ në Shqipëri. Me ujëra termale me veti shëruese, ajër të pastër dhe kuzhinë tradicionale shqiptare, ky destinacion unik mirëpret çdo vit qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni”, shkruan Rama.

Rama thekson se “sot, Hotel Boci nuk është vetëm një vend pushimi, është një pikë referimi për zhvillimin lokal, që ofron vende pune për banorët e zonës, forcon ekonominë vendase dhe promovon turizmin e qëndrueshëm”.

Pronarja e hotelit theksoi se kanë një kapacitet prej 200 dhomash dhe kanë fluks vizitorësh gjatë gjithë vitit.

“Jemi marrë me dyer e dritare alumini dhe pastaj u krijua ideja që ta merrnim këtë. Kemi afro 15 vite. Kemi kapacitet me 200 dhoma. Kemi suita, po bëjmë spa, në këtë hotel gjithë kohën ne kemi fluks, sepse i plotësojmë gjitha standardet. Uji këtu është shumë kurativ, kanë ardhur me karroca dhe janë ngritur në këmbë. Uji i llixhave të Elbasanit është mrekulli. Kemi vizitorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, të gjithë vijnë”, u shpreh ajo.

Një vizitore tha: “Jam nga Prizreni, vij që prej 5 vitesh. Mikpritja është e para, stafin e kanë të mrekullueshëm. Ushqim më të mirë, pastërtia është në nivel shumë të mirë. Kemi edhe një mjek shumë të mirë”.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›