E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Instituti Amerikan Cato renditi Shqipërinë të 39-ën në botë për lirinë ekonomike e njerëzore

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit me gazetarët, ku po bën një pasqyrim të zhvillimeve kryesore përgjatë gjithë vitit.

Në fjalën e tij, ai u ndal te vlerësimet ndërkombëtare për Shqipërinë në raport me liritë ekonomike dhe njerëzore.

Rama përmendi Indeksin e Lirisë të publikuar nga Instituti amerikan Cato, ku tha se Shqipëria është renditur e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe e 9-ta në të gjithë Europën Lindore.

Rama: Më lejoni ta nis këtë konferencë me një lajm të mirë që mora tani. Instituti amerikan Cato, që është një institut i mirënjohur dhe publikon Indeksin lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike, më vjen mirë të ndaj me ju se Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues. Ajo është renditur e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe e 9-ta në të gjithë Europën Lindore, ku sa i përket lirisë ekonomike renditet përpara vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia, Greqia e kështu me radhë, si edhe për lirinë njerëzore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›