E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Kërkojnë votën për Shqipërinë Madhështore ata që bënë ’97 dhe Gërdecin

TIRANË, 18 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste iu përgjigj sot atyre që e akuzojnë për përdorimin e gjuhës ofenduese në fushatë.

Në një takim me komunitetin e Njësisë 6, Lagjja 14, Kashar, Rama u shpreh se nuk e kuppton dot se si një burrë normal mund të hidhet me kokë në kënetë.

“Kush vjen dhe ju thotë t’i jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore ata nuk janë normal. Pastaj mbasi të keni njohur bufin e kënetës nuk keni fare se çfarë të kërkoni më se aty ka kukumjaçka, bretkosa, zhapikë, gjithëfarëlloj speciesh të tjera që janë realisht ashtu. Si ka mundësi që janë akoma vërdallë? Sepse gjysma e burrave të Shqipërisë janë çyryk”, u shpreh Rama.

Rama tha se i mjafton fakti se PS-në e mbështesin 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë. “Nëse na mbështesin 56% e grave dhe vajzave, 56% e votuesve të parë, ne na duhet vetëm gjysma e burrave të na mbështesin, ata që janë normal dhe ne jemi më shumë se sa ishim 4 vjet më parë në parlament. Më thonë që janë shqetësuar e revoltuar shumë pse them unë se ‘gjysmat e burrave janë çyryk’. Unë nuk e kuptoj dot si një burrë normal mund të niset dhe të shkojë të hidhet në kënetë me kokë. Nuk e kuptoj dot se si një prind sot kur ka përpara shumë të qartë rrugën, dhe jo të thënë nga unë ose ne por nga BE, që Shqipërisë i kemi dhënë planin për të mbyllur negociatat në 2027, të dëgjojë këto dhe të shkojë me kokë në kënetë”, tha Rama.

Rama tha se PS ka një skuadër me njerëz që kanë bërë dhe dinë çfarë duhet të bëjnë.

“Nëse, marrim dhe shikojmë skuadrën e tyre çfarë lidhje ka Tirana me kënetën, një recetë shumë të thjeshtë”, vijoi Rama, ndërsa u solli në vëmendje të pranishmëve në këtë aktivitet katër ngjarje si Gërdeci, janari 2011, vitet 1996, 1997, për të kuptuar se kush është pala kundërshtare që kërkon votën për të bërë Shqipërinë madhështore. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›