E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Komision i posacem per transparencen e pronave Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama premtoi dje gjate nje takimi me banoret ne Orikum se me ardhjen ne pushtet te PS-se, do te behet transparenca e te gjitha pronave qe jane dhene ne bregdet. “Me pronen ne do te bejme transparence. Ne do te ngreme komision fuqiplote me mandatin e Parlamentit, per te bere transparence te plote me kthimet dhe kompensimet e pronave”,- u shpreh kreu i PS-se. Ai u shpreh se verifikimi i pronave do te behet ne baze te regjistrit origjinal. “Do bazohemi tek arkivi origjinal dhe do shohim tere lesh e li qe beri Saliu si President, bashke me te tjere. Familjet me origjine malore vijne ne bregdet dhe ju te bregdetit mbeteni me gisht ne goje. Do i kthejme popullit shqiptar pronat e marra pa te dejte sidomos ne bregdet”,- u shpreh kreu i PS-se. Bashke me ceshtjen e pronave, Rama u shpreh se do te marre fund dhe ceshtja e legalizimeve gjate qeverisjes se Partise Socialiste. “Do kthejme pronat ne baze te ligjit jo te arbitraritetit. Do kthejme pronat ose do i kompensojme. Do japim certifikaten e prones atyre qe u takon. Nuk do leme njerezit qe kane ndertuar shtepi per te strehuar femijet e tyre qe te vijojne te rrine me ajer me strehe dhe pa shtepi. Do i japim titullin e pronesise”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti i ka kerkuar falje elektoratit vlonjat per mungesen e vemendjes se qeverive te meparshme socialiste ndaj tyre. “Ky territor qe eshte pasuri e madhe qe na ka dhene perendia, apo natyra eshte ne rrenim per shkak se perfaqesuesit tuaj, qe qeveria socialiste me pare dhe qeveria e Saliut me pas nuk bene asgje per kete territor”,- u shpreh kreu i PS-se. Rama u shpreh se projekti i PS-se synon zhvillim te gjithe vijes bregdetare. Ai shtoi se PS-ja do te ngreje nje agjenci per bregdetin. “Per gjithe bregdetin shqiptar dhe nuk diskutohet dhe per Jonin, ne do te ndertojme nje Agjenci Kombetare te Bregdetit dhe do te bejme nje ligj te posacem per vijen bregdetare, e cila eshte pasuria jone e perbashket dhe ne do ta trajtojme si te tille. Nuk do te lejojme me ndertime kuturu qe e kthejne vijen bregdetare sikur te jene lagje periferish",- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Pasditen e djeshme kreu i PS-se ka zhvilluar nje miting elektoral ne qytetin e Sarandes. Rama u shpreh se zgjedhjet jane nje kontrate qe populli ben me qeverine, duke e ndeshkuar per ato qe ka bere dhe duke i dhene mundesine atyre qe premtojne se do te bejne gjerat me mire. “Vota vlen, eshte forca e ndryshimit, fuqia e ndeshkimit per ata qe kane shkelur kontraten me popullin dhe hapjes se rruges per te provuar te tjeret. Per te provuar opoziten qe vjen perpara popullit me programin per nje Rilindje kombetare. Me skuadren qe eshte e gatshme ta beje realitet, programin e Rilindjes”,- tha kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›