E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Lironi vetë hapësirat publike, përndryshe gjoba dhe ndjekje penale

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën X lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në kryeqytet.

Rama ndau disa foto nga një situatë të cilën ai e cilësoi si klasike “toke të xanun” në Tiranë.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radh녔, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se, është “koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”.

1 nga 4

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›